FUSHË-KRUJË – Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka tronditur qytetin e Fushë-Krujës mbrëmjen e së premtes. Lënda eksplozive ka shpërthyer rreth orës 19:45 në lagjen “Kastrioti” në qendër të qytetit në një vile tre katëshe, e cila rezulton të jetë e pabanuar.
Nga shpërthimi janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i pronarit të banesës. Policia ka nisur hetimet në vendngjarje për të zbuluar autorët e kësaj vepre penale. Shpërthimi ka frikësuar shumë nga banorët e zonës.





