Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë.

Eksplozivi në sasi të vogël ishte vendosur në pjesën e përparme të një automjeti në pronësi të minatorit dhe sindikalistit Elton Debreshi, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Kujtojmë se Debreshi ishte dhe kandidat i pavarur për deputet të Bulqizës në zgjedhjet e fundit.

Njoftimi i plotë i policisë: Bulqizë/ informacion paraprak

Rreth orës 01.00, datë 27.08.2021, në pjesën e përparme të automjetit  të shtetasit E. D., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Dibër po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, dhe kapjen e autorëve.