Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në një depo municioni në një bazë ushtarake ruse në Kirzhach, të afërt me Vladimirin, në verilindje të Moskës, raportoi guvernatori lokal Aleksandr Avdeyev. Si pasojë e shpërthimit të depos së municionit, katër persona u plagosën, ndërsa u urdhërua evakuimi i të gjithë personelit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, zjarri u shkaktua për shkak të shkeljeve të protokolleve. Më pas, dhe predhat vazhduan të shpërthejnë.

Për shkak të kësaj ngjarje, një gjendje e jashtëzakonshme u shpall në rajonin Kirzhach, dhe rreth 450 banorë të fshatit, si dhe personeli i bazës, u evakuuan. Depoja e municioneve është një nga më të mëdhatë e ushtrisë ruse. Deri tani, nuk është raportuar për ndonjë sulm në këtë rajon.

Video të paverifikuara, të shpërndara në kanalet e Telegramit, treguan një zjarr të madh dhe të fortë. Po ashtu, një komision është ngritur për të hetuar ngjarjen.