Një shpërthim, i cili dyshohet se është shkaktuar pas një rrjedhje gazi në një pallat 12 katësh ka shkaktuar 34 persona të plagosur, në zonën e njohur si Tribeca, në New Jork.
Raportohet se pjesa më e madhe e të plagosurve kanë probleme të lehta me frymëmarrjen për shkak se kanë thithur monoksid karboni, ndërsa një prej tyre konfirmohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas alarmit, mediat lokale kanë raportuar se afro 100 forca zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë edhe evakuimin e pallatit, shkruan “The Sun”.