Një shpërthim i madh ka ndodhur në Portin e Jebel Ali në periferi të Dubai.

Incidenti ndodhi rreth mesnatës.

Zjarri shpërtheu brenda një kontejneri të vendosur në një anije të ankoruar në portin Jebel Ali, ka njoftuar bashkia e qytetit.

Asnjë i plagosur nuk është raportuar deri më tani, njoftuan autoritetet.