Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut në një dyqan.

Nga informacionet paraprake, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur nga një bombol. 

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes në rrugën "Vaso Pasha".

Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, janë thyer xhamat e biznesit, ndërsa në rrugë janë shpërndarë edhe copëza betoni dhe objektesh pas shpërthimit me eksploziv.

Raportohet edhe për të plagosur.

Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe Rebani Jaupi, drejtori i Policisë së Tiranës.