15 persona janë plagosur mes tyre dhe punonjës të ndihmës së shpejtë si dhe 7 zjarrfikës, pasi një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një pikë karburanti pranë Borgo Quinzio, në Rieti.
Një autocisternë e mbushur me lëndë të djegshme ka shpërthyer brenda stacionit të shërbimit duke shkaktuar një zjarr masiv.
Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur gjatë operacioneve të shkarkimit të karburantit. Forcat e rendit kanë bllokuar rrugën në të dyja drejtimet dhe në vend përveç disa skuadra të zjarrfikësve, kanë ndërhyrë edhe forcat e 118-ës.





