Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në qytetin e Elbasanit, i cili ka alarmuar qytetarët. Dyshohet se një bombul gazi ka shpërthyer në një lokal pranë stadiumit kombëtar 'Elbasan Arena', ndërkohë deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. 

Nga shpërthimi i fuqishëm ka vetëm dëme materiale të lokalit, kurse forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje.

Shpërthimi i fuqishëm ka alarmuar qendrën e qytetit, duke përhapur panik tek banorët e zonës.