Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një njoftimi gjatë ditës së sotme 26 shkurt, lajmëron se do të kryejë një shpërthim të kontrolluar në sasi të vogla eksplozivi në rrugën e Llogarasë.

ARRSH shprehet se kjo bëhet në funksion të hapjes të trasesë së rrugës, pa e penguar trafikun.

“Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i ARRSH-së:

Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, siç kemi bërë me dije edhe më parë, ditën e sotme, në orën 12:00, 1150 ml nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasese së rrugës, pa penguar trafikun.🚘

⚠️Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.

🙏 Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune.