Vullkani Etna në Siçili, më i larti aktiv në Evropë, pati një shpërthim të ri mbrëmjen e së premtes në aktivitetin e tij që ka vazhduar që nga fillimi i prillit.
Vullkani Etna në Siçili, më i larti aktiv në Evropë, pati një shpërthim të ri mbrëmjen e së premtes në aktivitetin e tij që ka vazhduar që nga fillimi i prillit.
Aktiviteti vullkanik në kraterin juglindor të Etna-s, 2900 metra i lartë, ka nisur pasditen e djeshme vonë dhe ka vazhduar gjatë gjithë natës me llavë që rrjedh nga krateri drejt shpatit juglindor të vullkanit, duke u ndarë në tre degë.
Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i Italisë (INGV) konfirmoi aktivitetin vullkanik në Etna, ndërsa një paralajmërim i koduar “portokalli” u lëshua për fluturimet që kalonin nëpër zonë. Megjithatë, deri më tani është raportuar se fluturimet në aeroportin Fontanarossa të Katanias nuk janë prekur.