Një shpërthim tronditi ditën e sotme zonën në qendër të qytetit Nashville në SHBA, e sipas autoriteteve amerikane besohet se ka qenë një veprim i qëllimshëm.
Zëdhënësi i policisë së qytetit Nashville deklaroi se shpërthimi që ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit ka lënë të lënduar 3 persona që janë dërguar menjëherë në spital për të marrë kujdesin e parë shëndetësor. Nga shpërthimi janë thyer xhama dhe dëmtuar ndërtesa.
Ndërkohë sipas autoriteteve lokale ka nisur një hetim më i gjerë për të zbardhur ngjarjen. Zona ku ndodhi shpërthimi është e mbushur me bare, restorante dhe dyqane të vogla e njihet si zonë turistike e qytetit.