TEKSAS, 18 prill 2013– Një shpërthim masiv në një uzinë për prodhimin e plehut kimik në Teksas ka lënë dhjetëra të plagosur dhe ka shkaktuar dëme serioze në ndërtesat dhe banesat e komunitetit.
Uzina që ndodhet në një komunitet të vogël pranë qytetit Waco të Teksasit mendohet se ka shkaktuar edhe 2 të vdekur, megjithëse zyrtarët nuk pranojnë të japin shifra konkrete.
Zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë flakët që rezultuan nga shpërthimi.
Shumë ndërtesa janë shembur, duke përfshirë një shtëpi për të moshuarit me 100 banorë.
Shkaku i shpërthimit është i panjohur.
Mediat vendase raportojnë për 2 të vdekur, rreth 200 persona të plagosur, 40 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Gjithashtu nga shpërthimi janë shkatërruar edhe dhjetëra shtëpi e biznese përreth.
Autoritetet nisën menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, nga të dhënat e para mendohet të jetë aksidentale.





