Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në një biznes fason në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në zonën e njohur si Treni.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në biznesin fason të një shtetasi me origjinë egjiptiane, i cili ka disa vite që operon në Shqipëri.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.