Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës së shkuar në Tropojë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në afërsi të banesës së shtetasit A. P., në fshatin Mserr.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.