Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të së shtunës, në rrugën “Fransua Pukvil”, në Shkozë.

Sipas policisë, sasia e eksplozivit vendosur në derën e banesës së 29-vjeçarit me inicialet K.M, banues në Tiranë, ku nga shpërthimi, ka patur disa dëmtime të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona dhe po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tirane për veprën penale “Shkatërrim prone me eksploziv”, parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.