Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një biznes në Orikum të Vlorës.

Sipas uniformave blu mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës.

Policia njofton se eksplozivi ishte vendosur në ambientet e jashtme të një subjekti në pronësi të shtetasit E. Sh., në Orikum.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.