Rreth orës 01:45 të së premtes ka ndodhur një shpërthim i fortë në rrugën “Medar Shtylla” te Komuna e Parisit.
Policia e Tiranës sqaron se ka shpërthyer një sasi eksplozivi në lokalin në pronësi të shtetasit I.D. dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Për pasojë është dëmtuar pjesa e prapme e gjeneratorit si dhe janë thyer xhamat e një dyqani, që ndodhet pranë.
Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e zonës, të cilët janë zgjuar të trembur nga zhurma e madhe që ka shkaktuar shpërthimi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.





