Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Tre Herojtë” në qytetin e Shkodrës në oborrin e përbashkët të banesave të vëllezërve F. P. dhe M. P.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse, ku si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme të lehta materiale të mjetit tip “Citroen “me targë AA 505 BA.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 8 cm.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.