Në një njoftim për mediat, policia e Durrësit ka bërë me dije se më datë 22.01.2018, rreth orës 01:00, në Fushë-Krujë, kanë hedhur dhe ka shpërthyer një granatë dore, para magazinës së shtetasit B.B., 57-vjeç, banues në Fushë – Krujë.
Sipas burimeve zyrtare, për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale (dëmtuar një gril prej llamarine). Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar disa persona dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale, "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar në nenet 84 dhe 278/1 të Kodit Penal.





