Shpërthimi i një granate dore ka tronditur në orët e vona të natës gazetarët e Radio Televizionit të Kosovës. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në ambientet e oborrit të RTK-së, saktësisht tek transmetuesi i valëve, bëjnë me dije mediat kosovare.
Mësohet se në momentin e shpërthimit në godinën e RTK-së ka pasur gazetarë dhe punonjës të tjerë të stafit, të cilët janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Policia e Kosovës ka rrethuar televizionin dhe është duke ekzaminuar provat, për të hedhur dritë mbi ngjarjen.





