Një shpërthim me lëndë plasës është regjistruar këtë të shtunë në Lagunën e Patokut. Bëhet me dije se lënda plasëse është vendosur 50 metra larg një lokali, dhe nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Mësohet se shpërthimi është njoftuar nga një person që kishte qënë në vendngjarje i cili ka telefonuar policinë.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për tritol apo ndonjë tjetër lëndë shpërthyese, ndërsa mësohet se mostra nga vendngjarja janë dërguar për ekzaminim në laboratorët e specializuar në Tiranë. Rreathanat e vendosje së lëndës plasëse vijojnë të jenë mister, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.