Një shpërthim më lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një banesë në qytetin e Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, në pallatin 2-katësh. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur te dera e jashtme e banesës së 58-vjeçarit me inicialet Rr.P.
Për pasojë është dëmtuar lehtë dera e jashtme dhe tavani i korridorit të banesës së tij.
Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





