Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e Bathores, mesnatën e së enjtes rreth orës 23:50.
Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur pranë lokalit të shtetasit Xh.D në lagjen nr. 7 dhe dyshohet se ka qenë me lëndë plasëse, por fatmirësisht pa lënë persona të lënduar.
Nga ngjarja pati vetëm dëme materiale, ndërkohë policia po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e shpërthimit.