Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në Tiranë, konkretisht në rrugën “Ramazan Gaxherri”. Policia thotë se lënda plasëse ishte vendosur në ambientet e jashtme të një lokali të mbyllur, në pronësi të 44- vjeçarit me iniciale S.H.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por raportohet vetëm për dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”.