Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në oborrin e shtëpisë së pabanuar të shtetasit A.P. në fshatin Halil në Fushë Krujë. Fatmirësisht nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar.

“Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen”,– njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.