Shpërthim me lëndë plasëse në Krujë, sulmohet banesa e një përgjegjësi të OSHEE-së.
Policia e Durrësit, në informacionin paraprak shpërndarë për mediet, bën të ditur se “Më 10.09.2018, rreth orës 03:00, brenda murit rrethues të banesës së shtetasit B.M. 29 vjeç, (Përgjegjës i OSHEE-së Fushë-Krujë) banues në lagjen “Pengile” Krujë, është hedhur një sasi lënde plasëse”.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, e fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.





