Dy oficerë policie dhe një person tjetër janë vrarë pas një shpërthimi me makinë në Moskë.
Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi në rrethana ende të paqarta, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbardhur shkaqet dhe autorët e sulmit.
Autoritetet ruse nuk kanë dhënë ende detaje nëse bëhet fjalë për një akt terrorist apo një sulm të synuar.
Shpërthimi ndodhi shumë afër vendit ku u vra të hënën gjeneral Fanil Sarvarov, kreu i drejtorisë së stërvitjes operacionale të ushtrisë së Shtabit të Përgjithshëm rus. Rusia tha se dyshonte se Ukraina ishte pas vrasjes. Nuk pati asnjë koment zyrtar nga Ukraina.





