Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në qytetin e Vlorës rreth orës 03:20 të datës 23 shtator, në katin e katër të një pallati.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur pranë hyrjes së banesës të shtetasit Jovan Çela, 43 vjeç, në lagjen “Isa Boletini” .
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.09.2018, në orën 03:20, në lagjen “Isa Boletini”, në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës.





