Rreth orës 21.00, në hyrje të qytetit të Burrelit, pranë një mjeti është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, thuhet në njoftimin e policisë.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë konstatuar se në oborrin pranë një mobilerie, ka qenë i parkuar një automjet tip “Land Rover”, ku pranë këtij automjeti dyshohet se është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke u dëmtuar pjesërisht.
Automjeti është në pronësi të shtetasit F.B, rreth 50 vjeç, banues në Burrel.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





