Një sasi eksplozivi ka shpërthyer pranë një banese në Lushnjë gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gafurr Muço” në katin e parë të një pallati parafabrikat.
Sipas burimeve zyrtare, tritoli është vendosur në afërsi të derës së jashtme të shtëpisë së shtetasit B. Ç., dhe për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, në pronësi të shtetasit L. B..
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve





