Një shpërthim i fuqishëm është ndjerë pak minuta më parë në qendër të Durrësit.

Sipas informacioneve të para, i është vendosur tritol katit të parë të një banese pranë Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Durrës.

Burime nga vendngjarja thonë se bëhet fjalë për banesën e Ilir Koçiljes, i cili vrau me thikë Halil Kokën pak ditë më parë në Durrës.

Policia është në vendngjarje dhe më tepër detaje pritet të mësohen në vijim.