Shpërthehet me eksploziv gjatë natës makina e prokurorit të Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë, Albert Kuliçi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në afërsi të qendrës së qytetit.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale edhe pse mjeti “Golf Plus” ishte parkuar pranë banesës së prokurorit.

Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshohet se ka lidhje me detyrën e Kuliçit, cili ka hetuar një sërë dosjesh të bujshme në qytetin e Vlorës.