Policia në Vaun e Dejës njofton se në fshatin Bushat, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F.D, 32 vjeç është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
“Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 32 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.