Një sasi lënde plasëse është vendosur mbrëmjen e sotme në një makine në Krujë, pjesë e qarkut Durrës.
“Durrëslajm” mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në fshatin Zallë të Krujës.
Blutë e Durrësit bëjnë me dije se “në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse“.
Për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht.
Mësohet gjithashtu se pronari i mjetit, shtetasi i identifikuar me inicialet L. T., është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe aktualisht është nën masën e sigurisë personale “Arrest në shtëpi”.
Njoftimi i plotë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sqarojmë se pronari i mjetit, shtetasi L. T., është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.





