Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, kur persona ende të paidentifikuar kanë shpërthyer një sasi molotovi në oborrin e xhamisë.
Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur besimtarët myslimanë janë në muajin e Ramazanit.
Sipas policisë, kanë qenë banorët e zonës ata që kanë dëgjuar shpërthimin dhe kanë parë tym në afërsi të xhamisë.
Bëhet me dije po ashtu se një tjetër koktejl molotovi është gjendur në tokë e paplasur jashtë Parlamentit. Policia ka dyshime që këto lëndë të jenë hedhur nga protestuesit që krijuan incidente të vogla edhe pranë Ministrisë së Brendshme.
Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.





