Në aeroportin e dytë ndërkombëtar të Stambollit, sot është regjistruar një shpërthim, nga i cili humbi jetën një grua dhe u plagos një tjetër.
Viktima është Zehra Yamac, 30 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë menjëherë pas shpërthimit në aeroportin “Sabiha Gokcen”, raporton “Hurriyet Daily News”.
Natyra e shpërthimit që u shënua jashtë terminalit, mbetet ende e panjohur.
Fatmirësisht, kjo ngjarje nuk u shoqërua me pasoja të rënda, ndërsa një zëdhënës i aeroportit bëri të ditur se fluturimet po vazhdojnë normalisht.