Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme para gjykatës në kryeqytetin turk, Ankara.

Shpërthimi, që shkaktoi panik të madh te banorët e zonës, raportohet të ketë ndodhur kur një makineri pune po gërmonte në zonë dhe ka hasur në tubat e gazit.

Si pasojë e shpërthimit, makineria është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht, ndërsa shoferi që shkaktoi shpërthimin ka shpëtuar duke u larguar në momentet e fundit.

Ekipe të shumta policie dhe zjarrfikësish mbërritën menjëherë në vendngjarje duke shuar flakët.

Jo larg vendit ku ndodhi shpërthimi ditën e sotme kanë ndodhur sulme vetëvrasëse me bomba vitin e kaluar. Këto kanë bërë që shpërthimi i sotëm të shkaktojë panik të madh te banorët.