Një shpërthim me lëndë plasëse jashtë murit rrethues të një banese ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën “Shaban Bardhoshi” në Kombinat. Mësohet se lënda plasëse artizanale është vënë në banesën e Klaudio Ukës.
Nga shpërthimi i regjistruar rreth orës 01:40, nuk ka dëme në njerëz e as dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autor/it/ëve.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





