21 maj 2015 – Një shpërthim i fuqishëm ndodhi pak minuta më parë në disko “Afrika” në Sarandë. Disko ka qenë e mbyllur, por dëmet materiale janë të shumta. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vend, me qëllim shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet nëse shpërthimi ka qenë i qëllimshëm apo bëhet fjalë për një aksident që provokoi zjarrin e fuqishëm.
Hetimet pritet të zbardhin çfarë ka ndodhur. Disko “Afrika” është e njohur në Sarandë dhe e frekuentuar gjatë stinës së verës.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”