Një tjetër shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur këtë radhë në Fushë-Krujë.

Lënda plasëse, që sipas policisë dyshohet artizanale, i është vendosur dyqanit të detergjenteve në Fushë-Krujë.

Policia e Durrësit informon se dyqani i detergjentëve i përket shtetasit T. B.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 00:49, dhe është shkaktuar dëm i vogël material.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.