Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në qendër të qytetit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në të njëjtën lagje ku ndodhi vrasja më 30 korrik e 30-vjeçarit Florian Lamçja.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se ka qenë një sasi lëndë plasëse artizanale e vendosur jashtë një lokali me administrator Mateo Toçin, ish-futbollist i Elbasanit.
Policia ka nisur sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë për zbardhjen e ngjarjes.





