Të paktën 18 persona kanë vdekur nga një shpërthim në një fabrikë kineze të përpunimit të nikelit në Indonezi, tha sot një zyrtar policor, duke shtuar se 30 persona janë plagosur.
“Numri i viktimave që kanë vdekur është rritur me pesë, kështu që në total tani kemi 18 vdekje”, tha shefi i policisë Morroëali, Supriando.
Shumica e viktimave që vdiqën kishin pësuar djegie në 70% të trupit, vijoi ai, duke sqaruar se tetë ishin të huaj.
Nga të plagosurit, 24 persona vazhdojnë të trajtohen në spital dhe gjashtë të tjerë në klinikat e kompanisë që zotëron fabrikën.