Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë orëve të mesnatës në fshatin Zallë të Fushë-Krujës.

Në portën e jashtme të banesës së një familje shpërtheu një sasi tritoli duke shkaktuar panik te banorët.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 05.11.2021, rreth orës 00:56, tek porta e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit E. H, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, ka plasur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse.

Për pasojë është dëmtuar vetëm porta e rrethimit të jashtëm të banesës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.