Tre persona kanë humbur jetën nga një shpërthim i ndodhur këtë pasdite në Catania të Italisë. Shpërthimi ndodhi në një ndërtesë në rrugën “Garibaldi”, ku kishte një rrjedhje gazi në një ofiçinë biçikletash.
Pas marrjes së alarmit nga banorë të pallatit për rrjedhjen e gazit, 5 zjarrfikës shkuan në vendngjarje. Një nga ata, mori një motorsharë për të prerë kyçin e një porte, por sapo sharra elektrike ra në konkat me kyçin ndodhi shpërthimi u fuqishëm, raportojnë mediat italiane.
Tre persona humbën jetën, dy zjarrfikës dhe një i moshuar i cili u gjet i karbonizuar brenda pallatit. Ndërsa dy zjarrfikës së tjerë janë plagosur dhe ndodhen në spital.