Një shpërthim u dëgjua sot pranë konsullatës ruse në Marsejë në Francën jugore dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje.
Policia franceze nuk ishte në gjendje të konfirmonte menjëherë informacionin. Megjithatë, konsulli i përgjithshëm i konsullatës ruse deklaroi se shpërthimi ndodhi brenda ndërtesës. Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Agjencia ruse e lajmeve TASS ka shkruar për shpërthimin dhe duke cituar Ministrinë e Jashtme ruse, raportoi se ky incident ka të gjitha karakteristikat e një sulmi terrorist, duke i kërkuar Francës të marrë çdo masë për ta hetuar atë.