Tiranë, 25 mars 2014 – Persona të paidentifikuar kanë hedhur një shashkë në makinën e portierit të dytë të Tiranës, Xhino Sejdo. Ngjarja ka ndodhur ndërsa Sejdo ishte në stadium duke u stërvitur. Mësohet se shashka ka shkaktuar disa dëmtime në automjetin e futbollistit, por nuk ka pasur person të lënduar.
Nuk dihet ende arsyeja se pse portieri i dytë i Tiranës është bërë objektiv i këtij sulmi. Para grupit hetimor, ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me ndonjë person.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





