PRISHTINE-Tre makina me targa zyrtare të Kosovës janë djegur gjatë natës në tre pjesë të ndryshme të Prishtinës.
Policia tha se është duke hetuar incidentet, por ende nuk dihen hollësi mbi rrethanat, motivet apo autorët e mundshëm të këtyre incidenteve që lanë pas vetes dëme materiale, por pa pasoja në njerëz.
Të tre automjetet janë pronë e agjencive të ndryshme shtetërore.
Gjatë orëve të natës është regjistruar edhe një shpërthim në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ndërkohë, një shpërthim tjetër ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate në veri të Mitrovicës.
Shpërthimi ka lënë pas vetes dëme materiale por pa pasoja në njerëz. Policia tha se ende nuk dihet asgjë për motivet apo autorët e mundshëm të këtij shpërthimi.