Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një anije udhëtarësh në Kretë të Greqisë. Top Channel raporton se shpërthimi ka ndodhur në anijen e quajtur “Blue Horizont” e cila bën linjën Kretë-Pire.
Shpërthimi ndodhi në një kazan kaldaje avulli që shërbente për kuzhinën dhe dushet e tragetit. Deri më tani, raportohet për 4 të plagosur me plagë diegije, një 30-vjeçar është në gjendje më të rëndë.
Trageti Blues Horizon kishte mbërritur në portin e Heraklios në Kretë në orën 06.00 të mëngjesit dhe kushte shkarkuar. Aksidenti ndodhi në momentin që në bord ndodheshin ekipet e pastrimit.
Kompania që ka në pronësi tragetin, njoftoi se ka marrë masat për ndihmën mjekësorë të të plagosurve, ndërsa roja bregdetare njoftoi se nuk do të lejojë udhëtimin e tij, deri në gjetjen e shkakut të shpërthimit.





