Një shpërthim ka ndodhur pak më parë në një pallat në Perash në Shkodër, ndërsa dyshohet se ka shpërthyer boksi elektrik

Nga shpërthimi është plagosur një person, lexues i OSHEE, i cili është lënduar sapo ka hapur boksin për të lexuar matësin elektrik.

Menjëherë është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.