Të paktën 30 persona janë plagosur në qytetin Viterbo në qendër të Italisë pas një shpërthimi në një qendër refugjatësh.

Njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa mësohet se të gjithë të lënduarit janë transportuar në spitale ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Mes të plagosurve ka edhe disa fëmijë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit dhe 3 helikopterë për të transportuar me shpejtësi të plagosurit. Si pasojë e flakëve, godina e përdorur për të akomoduar familjet, është shkatërruar plotësisht.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkatuar shpërthimin, por dyshohet se shkak është bërë rrjedhja e gazit.